Foto: VCG

Foto: VCG

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të hënën me ministren e Jashtme të Zelandës së Re Nanaia Mahuta nëpërmjet një videolidhjeje.

Wang tha se të dy palët duhet të zbatojnë protokollin për ngritjen e nivelit të marrëveshjes së tregtisë së lirë Kinë-Zelandë e Re dhe të shfrytëzojnë plotësisht rolin e dialogut ministror mbi ndryshimin e klimës për të përshpejtuar rimëkëmbjen e gjelbër.

Ai vuri në dukje gjithashtu se Kina është e gatshme të punojë me Zelandën e Re për më shumë bashkëpunim trepalësh a shumëpalësh për të ndërtuar së bashku një rajon të Paqësorit Jugor të hapur, përfshirës, të bashkuar dhe bashkëpunues.

Mahuta theksoi se Zelanda e Re dhe Kina duhet të mbështesin vendet ishullore për të trajtuar sfidat me të cilat përballen nëpërmjet platformave dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Ajo shtoi se Zelanda e Re është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me Kinën për zhvillimin dhe sigurinë globale.