Një qendër logjistike në qytetin Zhengzhou të Kinës Qendrore/ Xinhua

Një qendër logjistike në qytetin Zhengzhou të Kinës Qendrore/ Xinhua

Sektori kinez i logjistikës po mëkëmbet shpejt me zbatimin e politikave mbështetëse të qeverisë, që do të pasohen nga të tjera edhe më favorizuese.

Treguesi i paraqitjes së logjistikës, i cili gjurmon treguesit kryesorë si ritmi i biznesit, porositë e reja dhe qarkullimi i inventareve, arriti në 49.3 muajin e kaluar, 5.5 pikë më shumë se në prill.

Edhe aktivitetet e logjistikës së tregtisë elektronike njohën përtëritje të biznesit në maj, me treguesin e tyre që u rrit me më shumë se 2 pikë krahasuar me prillin, duke arritur në mbi 104.

Kina e ka vënë theksin kohët e fundit në lehtësimin e mëtejshëm të transportit e të logjistikës, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar funksionimin e subjekteve të tregut dhe stabilizimin e ekonomisë.

Kina ka zbatuar një sërë politikash, të tilla si heqja e pengesave në transport dhe zvogëlimi i barrës për ndërmarrjet e logjistikës, për të nxitur fluksin e logjistikës.

Institucionet financiare u kanë ofruar gjithashtu mbështetje ndërmarrjeve logjistike në mbarë vendin që të kalojnë vështirësitë.

Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës ka dhënë mbi 800 milionë juanë, ose rreth 120 milionë dollarë amerikanë, kredi për të mbështetur sektorin e logjistikës.

Kreditë e dhëna nga Banka Bujqësore e Kinës për ndërmarrjet e transportit dhe logjistikës i kaluan 3.5 miliardë juanët. (Artan)