
Foto:VCG
Indeksi i çmimeve të prodhimit të Kinës (PPI), i cili mat kostot për mallrat në fabrikë, u rrit me 6.4 për qind nga viti në vit në maj, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave.
Shifra u zbut nga rritja prej 8 për qind nga viti në vit e regjistruar në prill. Në baza mujore, PPI e Kinës fitoi 0.1 për qind në maj, krahasuar me rritjen prej 0.6 për qind në prill, citon “Xinhua”.
Si ritmet mujore ashtu edhe vjetore të rritjes së PPI vazhduan të ngushtohen falë koordinimit efektiv të kontrollit të epidemisë, zhvillimit ekonomik dhe social dhe masave për të siguruar zinxhirë të qëndrueshëm industrialë dhe të furnizimit, sipas statisticienit të lartë të Zyrës Kombëtare të Statistikave, Dong Lijuan.
Ndër 40 sektorët industrialë të anketuar, 37 panë rritje të çmimeve në maj, njëlloj me atë në prill, treguan të dhënat e zyrës.
PPI i industrisë së prodhimit dhe furnizimit me gaz u rrit me 22 për qind nga viti në vit në maj, duke u zgjeruar me 1.3 pikë përqindje nga prilli.
Efekti mbartës i lëvizjeve të çmimeve të vitit të kaluar kontribuoi me rreth 4.1 pikë përqindjeje në rritjen e PPI-së nga viti në vit në maj.
Të dhënat e së premtes treguan gjithashtu se indeksi i çmimeve të konsumit të Kinës, një matës kryesor i inflacionit, u rrit 2.1 për qind nga viti në vit në maj. (Irma)







