
Foto:VCG
Kina është bërë një nga vendet më të ngarkuara në botë në transport.
Sipas zv.ministrit të Transportit, Xu Chengguang, gjatë dekadës së fundit, treguesit kryesorë të transportit, duke përfshirë vëllimin e pasagjerëve dhe mallrave të hekurudhave, transportit rrugor dhe ujor, dhe aviacionit civil, janë renditur në krye në nivel global, citon “Xinhua”.
Në vitin 2021, portet raportuan mesatarisht mbi 69.000 hyrje dhe dalje të anijeve, ndërsa aeroportet panë rreth 26.800 ngritje dhe ulje çdo ditë, shtoi Xu. Në sezonin e pikut të udhëtimit, trenat e pasagjerëve kryejnë më shumë se 10.000 udhëtime dhe rrugët e shpejta regjistruan më shumë se 60 milionë udhëtime të kryera me automjete mesatarisht në ditë në vitin 2021, tha zëvendësministri. (Irma)







