Komiteti Olimpik Kinez (KOK) nisi këtë javë aktivitetet publike dhe një sfidë me stafetë në internet për Ditën e tij të 36-të Olimpike.

Kampionët olimpikë dhe botërorë, si dhe atletë të tjerë yje janë ftuar t'i bashkohen stafetës online dhe aktiviteteve të tjera nën temën “Bashkoni duart për të krijuar një botë më të mirë”.

Për më tepër, Komiteti do të dhurojë edhe pajisje sportive për të mbështetur zhvillimin e sportit te të rinjtë në zonat rurale, bën të ditur “CGTN”.

Për pjesëmarrësit, përveç medaljeve dhe dhuratave të tjera, do të jepen edhe certifikata elektronike me nënshkrime nga presidentët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar si dhe KOK.

Dita Olimpike bie më 23 qershor çdo vit, në përkujtim të Lojërave Olimpike moderne. Kjo ditë nisi të përkujtohej në vitin 1948 si një përpjekje për të bashkuar botën në sport, pavarësisht moshës, gjinisë apo aftësive sportive.

Kina ka qenë pjesë e fushatës që nga viti 1987 dhe ka organizuar ngjarje të shumta gjatë dekadave të fundit. (Irma)