
VCG
Kina mund të zbulojë rastet e mundshme të importuara të lisë së majmunëve në kohën e duhur, sipas një zyrtari nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Kreu i Institutit Kombëtar për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Virale, Xu Wenbo, gjatë një konference për shtyp në Pekin, tha se CDC ka krijuar një metodë të reaksionit zinxhir polimerazë (PCR) për të testuar për virusin e lisë së majmunit, bën të ditur “CGTN”. Ai tha se metoda është verifikuar në Sierra Leone dhe mund të zbulojë virusin në kohë reale.
Më shumë se 1000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga 29 vende joendemike, tha drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi të mërkurën. Kina ende nuk ka raportuar ndonjë rast të lisë së majmunëve. (Irma)







