Presidenti kinez Xi Jinping theksoi promovimin e inovacionit dhe zhvillimin e më shumë kompanive të teknologjisë së lartë në sektorë të ndryshëm, gjatë vizitës së tij në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Xi Jinping vizitoi kompaninë "XGIMI Optoelectronic" në Yibin, provincë Sichuan të Kinës jugperëdnimore, 8 qershor 2022

Xi Jinping vizitoi kompaninë "XGIMI Optoelectronic" në Yibin, provincë Sichuan të Kinës jugperëdnimore, 8 qershor 2022

Xi shkoi në qytetet Meshan dhe Yibin të mërkurën, duke vizituar ndër të tjera kompaninë "XGIMI Optoelectronic", ku u njoh me krijimin e pavarur të risive, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përpjekjet për të mbështetur sektorin privat.

Gjatë vizitës, Xi theksoi edhe formimin e grupeve të kompanive novatore.

Ai i inkurajoi punonjësit e XGIMI-së që të përballojnë sfidat e kthimit të Kinës në një vend të fuqishëm prodhues.

Xi i ka kushtuar për një kohë të gjatë një vëmendje të madhe sektorit privat. Kur ishte kreu i Partisë fillimisht në qytetin Fuzhou në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, dhe më vonë në provincën Zhejiang, ai bëri përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e vështirësive të kompanive private, madje duke e këshilluar një sipërmarrës që t'i shkonte në zyrë ta takonte nëse kishte ndonjë problem të rëndësishëm.

Në nëntor të vitit 2018, kur kryesonte një simpozium mbi ndërmarrjet private, Xi tha se "ndërmarrjet private dhe sipërmarrësit privatë i përkasin familjes sonë".

Ai theksoi se ekonomia private është një element thelbësor i sistemit ekonomik të Kinës dhe u zotua për inkurajimin, mbështetjen dhe drejtimin e zhvillimit të sektorit jopublik.

"Të gjitha kompanitë private dhe sipërmarrësit privatë duhet të ndihen plotësisht të qetë dhe t'i përkushtohen zhvillimit," tha Xi. (Xu Guang)