foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeekzekutivja në largim e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) Carrie Lam tha në seancën e vet të fundit me pyetje-përgjigje në Këshillin Legjislativ të enjten se Hong-Kongu është tani në fillimin e ri të rrugës së duhur.

Mandati pesëvjeçar i saj do të përfundojë më 1 korrik, kur do të marrë postin kryeekzekutivi i sapoemëruar John Lee.

“Edhe pse shoqëria ka vlerësime të ndryshme për punën time, mund të them me guxim se kam pasur rezultate për të cilat nuk më vjen turp,” tha Lam në seancë.

Ajo përmendi trazirat e vitit 2019, të shkaktuara nga një projektligj tashmë i shfuqizuar, sfida më e rëndë që ka përjetuar qyteti që nga kthimi i tij në atdhe në vitin 1997. Turbullirat kanë treguar se një marrëdhënie e mirë ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit duhet të bazohet në parimin "Një vend, dy sisteme", tha kryeekzekutivja në largim, duke bërë thirrje gjithashtu për të siguruar që "patriotët të qeverisin Hong-Kongun".

Duke pasur parasysh këto garanci e këtë besim, Hong-Kongu ka më shumë bindje se kurrë që mund të përdorë mirë epërsitë e tij të veçanta dhe të integrohet më mirë në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, theksoi ajo. (Artan)