Foto nga VCG

Një total prej 1.79 milionë njerëz në provincën Hunan të Kinës qendrore janë prekur nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë provincën që nga 1 qershori, duke shkaktuar dhjetëra viktima, bëri të ditur Li Dajian, zyrtar në zyrën provinciale të kontrollit të përmbytjeve dhe ndihmës ndaj thatësirës, citon “Xinhua”.

Sipas tij, mbi 2700 shtëpi janë shembur ose janë dëmtuar rëndë dhe janë evakuuar rreth 286.000 persona.

Autoritetet provinciale kanë nisur një përgjigje emergjente për ndihma nga fatkeqësitë në fillim të qershorit dhe kanë dorëzuar tenda, shtretër të palosshëm dhe furnizime të tjera në zonat e prekura.

Fondet dhe furnizimet e përkohshme të ndihmës janë lëvruar gjithashtu për të zbutur ndikimin e reshjeve të shiut, që kanë përfshirë pothuajse të gjithë krahinën, me disa stacione monitoruese që regjistrojnë reshje në nivele historike. (Irma)