
Foto nga VCG
Një total prej 60.000 të rinjsh kanë përfituar nga një projekt i kujdesit për shikimin, nga Shoqëria e Kryqit të Kuq të Kinës (RCSC).
I nisur shtatorin e kaluar, projekti është zbatuar në nëntë rajone provinciale, duke përfshirë Yunnan, Gansu dhe Hunan, bën të ditur “Xinhua”.
Projekti kryen fushata edukimi për kujdesin ndaj syve dhe kontrolle shëndetësore të optometrisë për të rinjtë dhe ata nga familjet me probleme financiare marrin syze falas dhe ndihmë mjekësore për sëmundjet e syrit kur është e nevojshme.
Projekti do të pilotohet në gati 3000 shkolla në 18 rajone provinciale, duke mbuluar më shumë se 2 milionë njerëz.







