
VCG
Ndërtimi i një projekti të madh të energjisë së erës filloi të martën në Dechang, në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.
I vendosur kryesisht në malin Laba, projekti i energjisë së erës do të ketë një kapacitet të instaluar prej 192,000 kW dhe do të përfshijë 60 turbina me erë, bën të ditur “Xinhua”.
Pas funksionimit të tij të plotë në shtator 2023, projekti do të gjenerojë 501 milionë kWh energji elektrike në vit, e cila do të jetë e mjaftueshme për konsumin vjetor të afërsisht 210,000 familjeve dhe mund të kontribuojë në reduktimin e rreth 400.000 tonë dyoksid karboni.

VCG







