I ashtuquajtur "gjenocid" në Xinjiang është një gënjeshtër e trilluar nga politikanët amerikanë. Kështu u shpreh ditët e fundit zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian duke komentuar thëniet e zyrtarëve amerikanë për Xinjiang-un.

Sipas njoftimeve, në një koktej në vitin 2021, krerët e atëhershëm të çështjeve politike e ekonomike të Konsullatës së ShBA-së në Guangzhou, Sheila Carey dhe Andrew Chira, u shprehën se sulmimi i Xinjiang-ut me anë të punës së detyruar, të gjenocidit dhe të të drejtave të njeriut është një metodë efikase "për ta fundosur në baltë" qeverinë kineze.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Zhao Lijian tha:
"Pala amerikane duhet të japë një shpjegim të arsyeshëm. Nëse lajmi që përmendët është i vërtetë, nuk habitem aspak, sepse kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë shprehin mendimet e tyre të vërteta."
Zhao theksoi se tani Xinjiang-u gëzon unitet etnik, stabilitet shoqëror e lulëzim ekonomik dhe kjo është kundërgoditja më e mirë ndaj gënjeshtrave amerikane lidhur me këtë rajon. (Fani)







