Foto/CFP: Bursa e Nju-Jorkut në Distriktin Financiar të Manhatanit të Poshtëm në Qytetin e Nju-Jorkut, ShBA

Foto/CFP: Bursa e Nju-Jorkut në Distriktin Financiar të Manhatanit të Poshtëm në Qytetin e Nju-Jorkut, ShBA

Aksionet kineze në bursat amerikane u rritën të hënën në nivelin më të lartë që nga fillimi i prillit, ndërsa Treguesi “Golden Dragon” i “Nasdaq”-ut u mbyll 5.4 për qind më lart pas një rritjeje deri në 8.3 për qind.

Të ashtuquajturat certifikata të depozitave amerikane të “Didi Global” u rritën me 68 për qind në fillim të tregtimit në Nju-Jork, por më pas ranë disi dhe u mbyllën të premten me mbi 24 për qind.

Rritja e aksioneve të “Didi” në Nju-Jork pasoi një raport të “Wall Street Journal” se Kina po përgatitet të heqë ndalimin për këtë aplikacion të porositjes së taksive.

Si Grupi “Alibaba”, ashtu edhe JD.com, u rritën me më shumë se 6.2 për qind.

Tregjet globale u forcuan të hënën, pasi Kina hoqi disa kufizime lidhur me COVID-19 në Pekin, gjë që ka rritur besimin e investitorëve.

Në maj, zëvendëskryeministri kinez Liu He bëri thirrje për mbështetje për zhvillimin e ekonomisë së platformës dhe të kompanive të teknologjisë të listuara në bursë. (Artan)