
Foto/CFP: Gjithsej 1.615 milion stacione bazë 5G janë ndërtuar në mbarë Kinën, 654 000 prej të cilave në vitin 2021, sipas Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit.
Kina ka hyrë në një periudhë kyçe të zbatimit në shkallë të gjerë të 5G-së pothuajse tre vjet pasi dha dritën e gjelbër për përdorimin komercial të kësaj teknologjie, tha të hënën Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit.
Sipas saj, deri më tani, gjithsej 1.615 milion stacione bazë 5G janë ndërtuar në mbarë vendin, 654 000 nga të cilat vetëm vitin e kaluar.
Rrjeti 5G i Kinës tani mbulon të gjitha qytetet në nivel prefekture e zonat urbane në nivel konteje, dhe 87 për qind të zonave urbane në nivel qyteze në të tërë vendin, tha kjo ministri.
Kina tani ka më shumë se 413 milionë përdorues të telefonave celularë 5G.
Sipas Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit, 2 400 projekte "5G+internet industrial" janë në ndërtim e sipër, duke krijuar mbi 20 000 skenarë përdorimesh të teknologjisë 5G. (Artan)







