Foto/CFP: Provimi kombëtar i pranimit në universitete i Kinës, që quhet “Gaokao” në kinezishte, filloi të martën.

Foto/CFP: Provimi kombëtar i pranimit në universitete i Kinës, që quhet “Gaokao” në kinezishte, filloi të martën.

Të martën filloi në Kinë “Gaokao”, provimi kombëtar i pranimit në universitete.

Numri i pjesëmarrësve në “Gaokao”-n e këtij viti ka arritur shifrën rekord 11.93 milionë, 1.15 milionë më shumë se vjet, bëri të ditur Ministria e Arsimit. Në mbarë Kinën ka 330 000 salla provimi dhe 1.02 milionë vëzhgues e personel tjetër kontrolli.

Për shkak të situatës së mëparshme të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, “Gaokao”-ja në Shangai u shty për më 7 korrik dhe do të zgjasë deri më 9 korrik.

Sallat do të dezinfektohen pas çdo provimi për të garantuar sigurinë e studentëve.

Foto/CFP: Një punonjës i policisë rrugore liron trafikun për nxënësit që shkojnë për në provimin kombëtar të pranimit në universitet në provincën Anhui të Kinës, 7 qershor 2022.

Foto/CFP: Një punonjës i policisë rrugore liron trafikun për nxënësit që shkojnë për në provimin kombëtar të pranimit në universitet në provincën Anhui të Kinës, 7 qershor 2022.

Pekini ka ngritur qendra të posaçme provimi për t'u shërbyer nxënësve në zonat me rrezik nga COVID-19. Në të njëjtën kohë, së bashku me qendrat e rregullta të provimit, janë ngritur edhe qendra provimi rezervë. Nëse qendrat e rregullta mbyllen përkohësisht për shkak të epidemisë, Drejtoria e Arsimit do t'i informojë nxënësit që të kalojnë në qendrat rezervë.

Për të siguruar që të mos ketë probleme për pjesëmarrësit në provim, forcat e sigurisë publike e të policisë rrugore dhe departamente të tjera kanë bërë të gjitha përpjekjet. Në Pekin autoritetet kanë organizuar 600 autobusë për të marrë studentët që jetojnë në zonat e rrezikuara.

Zhurma gjithashtu kontrollohet rreptësisht në shumë vende për të ndihmuar që nxënësit të japin më të mirën e tyre gjatë provimit. Kantiereve të ndërtimit, restoranteve, mjediseve kulturore e argëtuese dhe disa zonave urbane u është kërkuar të kufizojnë zhurmat për të krijuar një mjedis të qetë për nxënësit. (Fang Xiaoyu/Artan)