Tajvani është një pjesë e pandashme territoriale e Kinës, tha të hënën zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian, duke komentuar rishtimin e përmbajtjes për mosmbështetjen e “pavarësisë së Tajvanit” në uebsajtin e qeverisë amerikane.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian në konferencë shtypi,6 qershor,2022(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian në konferencë shtypi,6 qershor,2022(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Më 28 maj, në uebsajtin e Departamentit të Shtetit pala amerikane rivendosi fjalët që “nuk mbështet pavarësinë e Tajvanit”, pas fshirjes më 5 maj.

Në një konferencë shtypi të përditshme, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Zhao Lijian tha se pala kineze e ka vënë re këtë përditësim.

“Faktet nuk mund të mohohen. Historia nuk mund të falsifikohet. E drejta dhe e gabuara nuk mund të shtrëmbërohen,” tha ai, duke shtuar se në këtë botë ka vetëm një Kinë, Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveria e ligjshme që përfaqëson gjithë Kinën.

Sipas zëdhënësit, ky është një konsensus i bashkësisë ndërkombëtare dhe një normë e njohur gjerësisht në marrëdhëniet ndërkombëtare, si edhe një premtim solemn që ShBA-ja ka bërë në tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane.(Zhang Yan/Artan)