Një përmbledhje e fjalimeve të presidentit kinez Xi Jinping mbi çështjet e bujqësisë, zonave rurale dhe banorëve të fshatit u botua ditët e fundit nga Shtëpia Botuese Qendrore e Partisë.

Zona rurale, Yueyang, provincë Hu'nan(Foto: VCG)

Zona rurale, Yueyang, provincë Hu'nan(Foto: VCG)

Libri përmban 61 fjalime të mbajtura nga presidenti Xi që nga dhjetori i vitit 2012 deri në prillin e sivjetshëm.

Sipas një deklarate rreth publikimit të librit, disa fjalime botohen për herë të parë.

Çështjet që kanë të bëjnë me bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët kanë rëndësi jetike për ekonominë dhe jetën e popullit në Kinë. Që prej Kongresit të 18-të të vitit 2012, Komiteti Qendror i PKK-së i ka konsideruar këto çështje si punë parësore, duke zgjidhur historikisht problemin e varfërisë absolute, duke zbatuar strategjinë e rigjallërimit rural dhe duke nxitur arritjet e ndryshimet historike në fushat përkatëse, thuhet në deklaratë.(Zhang Yan/Artan)