Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha të dielën se Kina është e gatshme të ndihmojë vendet ishullore të Paqësorit për të përshpejtuar zhvillimin dhe rigjallërimin.

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi (i dyti djathtas) bashkëkryesoi Mbledhjen e 2-të të Ministrave të Jashtëm Kinë-Vendet Ishullore të Paqësorit me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Fixhit Voreqe Bainimarama (i pari djathtas) në Suva të Fixhit, 30 maj 2022. / Xinhua

Duke folur për mediat kineze pas përfundimit të turneut të tij në tetë vende ishullore, Wang vuri në dukje gjithashtu se bashkëpunimi i Kinës me vendet ishullore të Paqësorit nuk drejtohet kundër asnjë vendi tjetër dhe se Pekini nuk ka asnjë interes për rivalitet gjeopolitik.

Kreu i diplomacisë kineze vizitoi Ishujt Solomon, Kiribatin, Samoan, Fixhin, Tongën, Vanuatun, Guinenë e Re Papua dhe Timorin Lindor nga 26 maji deri më 4 qershor. Ai gjithashtu zhvilloi videotakime me zyrtarë të lartë të Shteteve të Federuara të Mikronezisë, Ishujve Kuk dhe Niues, dhe kryesoi Mbledhjen e 2-të të Ministrave të Jashtëm Kinë-Vendet Ishullore të Paqësorit në Fixhi.

Wang theksoi se vizita e tij kishte për qëllim forcimin e miqësisë, diskutimin e bashkëpunimit, përballimin e sfidave, zhvillimin e përbashkët dhe krijimin e një të ardhmeje të përbashkët me vendet ishullore të Paqësorit, duke vënë në dukje se këto vende përballen me më shumë rreziqe dhe sfida në kontekstin e një bote të trazuar e të pandemisë së COVID-19.

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi bashkëkryesoi Mbledhjen e 2-të të Ministrave të Jashtëm Kinë-Vendet Ishullore të Paqësorit me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Fixhit Voreqe Bainimarama në Suva të Fixhit, 30 maj 2022. / Xinhua

Turneu përfshiu të dhjetë vendet ishullore të Paqësorit që kanë marrëdhënie diplomatike me Kinën, tha ministri, duke e përshkruar atë si një "udhëtim paqeje, bashkëpunimi e miqësie".

Përmbajtja konkrete e politikës së Kinës ndaj vendeve ishullore mund të përmblidhet si "katër ruajtjet": ruajtja e trajtimit të barabartë, e respektit të ndërsjellë, e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe e hapjes dhe përfshirjes, tha Wang Yi.

Wang përshkroi edhe katër fushat me përparësi ku Kina dhe vendet ishullore kanë rënë në një mendje të çojnë përpara bashkëpunimin.

Së pari, të dyja palët do të punojnë së bashku për të trajtuar ndryshimin e klimës, që është sfida më e ngutshme me të cilën përballen vendet ishullore.

Së dyti, do të bëhen përpjekje për të ndihmuar vendet ishullore të promovojnë zhvillimin e larmishëm, i cili është një kurs i pashmangshëm për modernizimin e tyre.

Së treti, të dyja palët duhet të bashkohen dhe të punojnë për ekonominë blu, e cila është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm të vendeve ishullore.

Punonjës në kantierin e ndërtimit të një ndërtese tregtare me financim nga Kina në Suva të Fixhit, 7 tetor 2020. /Xinhua

Punonjës në kantierin e ndërtimit të një ndërtese tregtare me financim nga Kina në Suva të Fixhit, 7 tetor 2020. /Xinhua

Së katërti, bashkëpunimi duhet të lehtësojë zgjerimin e industrive të reja, si ekonomia digjitale, e cila do të jetë një pikë rritjeje për ekonominë e vendeve ishullore në të ardhmen.

Duke e quajtur bashkëpunimin "të hapur, të tejdukshëm dhe të jashtëzakonshëm", kreu i diplomacisë kineze tha se nuk ka asnjë kusht politik dhe asnjë imponim ndaj të tjerëve. Ky bashkëpunim, sipas tij, nuk synon asnjë palë të tretë dhe nuk kërkon të ashtuquajturën "sferë ndikimi".(Artan)