Foto: VCG

Foto: VCG

Gjykatat kineze në mbarë vendin përfunduan 265.341 çështje mjedisore dhe burimesh në vitin 2021, 4.76 për qind më shumë nga viti në vit, sipas një raporti të publikuar të dielën nga Gjykata e Lartë Popullore, njofton “Xinhua”.

Sipas raportit, deri në fund të vitit të kaluar, në të gjithë vendin ishin krijuar 2149 organe të specializuara gjyqësore për çështjet mjedisore dhe burimore.

Si pjesë e përpjekjeve për forcimin e mbrojtjes gjyqësore për mjedisin ekologjik, gjykatat kineze vitin e kaluar intensifikuan goditjen e tyre ndaj krimeve që lidhen me mjedisin dhe përmirësuan trajtimin e çështjeve gjyqësore me interes publik për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet që përfshijnë kompensimin për dëmet eko-mjedisore, thuhej në raport.

Sipas dokumentit, gjykatat kineze kanë luajtur gjithashtu një rol jetik në luftën kundër ndotjes, zbatimin e strategjisë kombëtare të ruajtjes së biodiversitetit dhe trajtimin e minierave të paligjshme.