
Foto: VCG
Pushimet treditore të Festës së Varkës së Dragoit në Kinë përfunduan të dielën me një rigjallërim të udhëtimeve të brendshme.
Udhëtimet ndërprovinciale, hotelet familjare, të ashtuquajturat “mikropushime” dhe kampingu kanë qenë zgjedhjet më popullore sivjet, sipas “Trip.com”, një ndër agjencitë kryesore turistike në internet të Kinës.
Të dhënat nga kjo kompani tregojnë që gjatë Festës së Varkës së Dragoit, turet e grupeve ndërprovinciale zunë gati 80 për qind të të gjithë bizneseve të tureve në grup, me një rritje më shumë se 20 për qind krahasuar me pushimet e Ditës së Pastrimit të Varreve të këtij viti dhe afro 10 % më shumë se gjatë festës së Ditës së Punëtorëve.
Kjo mund të jetë një pikë kthese për tregun vendas të turizmit, i cili po rimëkëmbet në mënyrë të qëndrueshme nën kontrollin efektiv të COVID-19, theksoi Zhang Zhining, zëvendësdrejtor i Qendrës së Kërkimeve Strategjike të Institutit Kërkimor “Trip”.
Potenciali i krijuar prej kohësh i konsumit turistik i zonës së Deltës së Lumit Jance dhe rajonit Pekin-Tianjin-Hebei mund të çlirohet me një ritëm të përshpejtuar në sezonin e pikut të turizmit veror. (Çang Çuo)







