Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të dielën një letër urimi veprimtarisë kombëtare për Ditën Botërore të Mjedisit, të mbajtur në Shenyang të provincës Liaoning të Kinës Verilindore. Ai bëri thirrje për përpjekje për të ndërtuar një Kinë të bukur, ku njerëzit dhe natyra të bashkëjetojnë, dhe për të dhënë një ndihmesë më të madhe në ndërtimin e një bote të pastër dhe të bukur.

Në letër, Xi, njëkohësisht edhe sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, vë në dukje se mjedisi ekologjik është themeli për jetën dhe zhvillimin e qenieve njerëzore, duke përshëndetur përpjekjet e Kinës për mbrojtjen ekologjike.

"Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës (PKK), ne e kemi përcaktuar ndërtimin e qytetërimit ekologjik si një plan themelor të zhvillimit të vazhdueshëm të Kinës, duke iu përmbajtur konceptit se ‘ujërat e kthjellëta dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme’ dhe kemi bërë një sërë punësh themelore, pioniere dhe afatgjata”, shkruan Xi në letër.

Presidenti kinez bëri thirrje për të promovuar më tej transformimin e gjelbër të gjithanshëm të zhvillimit ekonomik e shoqëror në vend, duke kërkuar veprimin e të gjithë shoqërisë.(Artan)