Foto nga VCG

Grupi Hekurudhor “Chengdu” i Kinës njoftoi në një deklaratë se, të shtunën, një tren me shpejtësi të lartë doli nga binarët për shkak të rrëshqitjes së dheut në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore. Deri tani aksidenti ka shkaktuar vdekjen e një makinisti, ndërsa një punonjëse shërbimi dhe shtatë udhëtarë janë plagosur.

Të gjithë të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën dhe janë çuar në spital.

136 udhëtarët e tjerë të trenit janë evakuuar të sigurt, thuhet në deklaratë.

Të shtunën rreth orës 10:30 paradite, treni D2809 nga Guiyang-u për në Guangzhou doli nga shinat pranë një stacioni në kontenë Rongjiang. (Fani)