
Foto nga VCG
Në fjalimin e mbajtur ditët e fundit me temën e politikës amerikane ndaj Kinës, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u shpreh se mosmarrëveshjet ekzistojnë mes qeverive e sistemeve amerikane e kineze, jo mes dy popujve. “Ne i respektojmë arritjet, historinë dhe kulturën e popullit kinez,” tha ai.
Fjalimi i Blinkenit është hipokrit, sepse, në qoftë se politikanët amerikanë e respektojnë vërtet popullin kinez, ata duhet të respektojnë rrugën e zhvillimit dhe sistemin politik të zgjedhur nga ai.
Kur sapo lindi para mbi 100 vjetëve, Partia Komuniste e Kinës u betua të vërë interesat e popullit në plan të parë. Pas themelimit të Kinës së Re, PKK-ja e ka udhëhequr popullin kinez në krijimin e një shoqërie të begatë, duke përparuar drejt objektivit të pasurimit të përbashkët. Deri tani mbi 800 milionë kinezë janë shkëputur nga varfëria, të ardhurat mesatare për frymë në Kinë i kanë kaluar 10 mijë dollarët, është krijuar shtresa e mesme më e madhe në botë me mbi 400 milionë veta dhe është ndërtuar sistemi më i madh i sigurimeve shoqërore në botë. PKK-ja po realizon pandërprerë premtimet e bëra për plotësimin e kërkesave të popullit për një jetë më të bukur.
Nga një sondazh i Universitetit të Harvardit që zhvillohet prej më shumë se dhjetë vjetësh, del se kënaqësia e popullit kinez ndaj PKK-së e qeverisë kineze ka ruajtur nivelin mbi 90 % për vite me radhë. Sipas raportit nga kompania e marrëdhënieve me publikun “Edelman”, në vitin 2021 shkalla e besimit të popullit kinez ndaj qeverisë arriti në 91 %, duke shënuar rekordin më të lartë në dhjetë vjetët e fundit. Kjo tregon se PKK-ja është pikërisht zgjedhja e popullit kinez. (Fani)







