
Foto nga VCG
Kina do të shohë një rritje të udhëtimeve të pasagjerëve në linjat hekurudhore gjatë Festivalit të Varkës së Dragoit, që zgjat deri të dielën, sipas grupit shtetëror të hekurudhave të Kinës.
Gjatë kësaj periudhe, mesatarja ditore e udhëtimeve të pasagjerëve hekurudhorë duhet të arrijë në 5.4 milionë, me një rritje prej 2 milionësh krahasuar me festën e 1 majit, bën të ditur “Xinhua”.
Autoriteti hekurudhor ka ndryshuar nga dita e mërkurë afatin e parashitjes për biletat e trenit nga 5 në 15 ditë, duke qenë se shpërthimi i Omikronit është vënë në masë të madhe nën kontroll.
Festivali i Varkës së Dragoit, i njohur gjithashtu si “Festivali Duanwu”, festohet tradicionalisht në ditën e pestë të muajit të pestë të kalendarit hënor kinez. Festimet e këtij viti që nisën të premten do të përfundojnë të dielën. (Irma)







