Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian ngriti dyshime të enjten mbi deklaratat e fundit të sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken për rendin botëror “liberal” që synon Uashingtoni, duke theksuar se të qenit liberal nuk do të thotë të bësh çfarëdo që dëshiron ShBA-ja.
![[Foto/Ministria e Jashtme e Kinës]](https://mim-img2.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220603/315b813d-9fa6-4f2f-9c1f-34279b580693.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_600)
[Foto/Ministria e Jashtme e Kinës]
"Sekretari Blinken tha se ShBA-ja po kërkon të ndërtojë një rend të papërsosur, por liberal. Po çfarë do të thotë kjo? A mos vallë kjo tregon që ShBA-ja mund të bëjë çfarë të dojë, ndërsa vendet e tjera vetëm mund të dëgjojnë dhe të ndjekin gjithçka që bën ShBA-ja? Apo mos kjo do të thotë që ShBA-ja mund të sulmojë çdo vend sovran ushtarakisht sipas dëshirës së vet, dhe këto vende vetëm duhet t'i durojnë të gjitha këto?” pyeti Zhao.
Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e Kinës për ruajtjen e rendit ndërkombëtar bazuar në Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, duke shtuar se Pekini mbështet multilateralizmin, e ky është rregulli e rendi i njohur ndërkombëtar që përkrahin dhe prej të cilit përfitojnë shumica dërrmuese e vendeve të botës.







