Foto nga VCG

Kina ka miratuar kritere më të rrepta për mbikëqyrjen e procesit të testimit të acidit nukleik për Covid-19, sipas një qarkoreje të publikuar nga mekanizmi për parandalimin dhe kontrollin ndaj Covid-19 i Këshillit të Shtetit, citon “Xinhua”.

Dokumenti u kërkon qeverive vendore të zbatojnë më tej rregulloret përkatëse për kualifikimin e agjencive të testimit, duke shtrënguar ekzaminimin e agjencive dhe personelit.

Në qarkore thuhet se menaxhimi i mbledhjes, ruajtjes dhe transportit të mostrave duhet të standardizohet, duke përfshirë trajnimin e personelit. Gjithashtu, vihet në dukje se duhet të rritet mbikëqyrja rutinë, për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e testimit.

Qarkorja parashtron edhe kërkesa specifike për mbikëqyrjen e testimit të acidit nukleik në shkallë të gjerë, burimeve të testimit të acidit nukleik dhe mekanizmat për institucionet e testimit. (Irma)