Foto nga VCG

Më shumë se 218 milionë kinezë të moshës 60 vjeç e lart, ose 82.66 për qind e qytetarëve të moshuar të vendit, janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Deklarata u bë nga Lei Zhenglong, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë, citon “Xinhua”.

Sipas tij, kjo shënon një rritje me rreth 1 milion njerëz nga 10 ditë më parë.

Midis tyre, mbi 169 milionë kanë marrë një vaksinë përforcuese. (Irma)