
Foto nga VCG
Kina dhe Zvicra janë në kontakt të ngushtë për të përditësuar Marrëveshjen aktuale të Tregtisë së Lirë (FTA), deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë, në përgjigje të një pyetje gjatë një konference shtypi, përcjell “Xinhua”.
Ministria njoftoi se të dyja palët po promovojnë në mënyrë aktive një studim të përbashkët për përditësimin e marrëveshjes dhe kërkimin e fushave ku është e mundur një përditësim, duke specifikuar se negociatat nuk kanë ngecur. Marrëveshja dypalëshe u nënshkrua në korrik 2013 dhe më pas hyri në fuqi në të njëjtin muaj të 2014-s.
Zëdhënësi tha se marrëveshja është e nivelit të lartë, e pasur me përmbajtje dhe e dobishme reciproke, si dhe luan një rol pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Kina është tani partneri i tretë më i madh tregtar i Zvicrës. Sipas ministrisë, në vitin 2021 vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 44.11 miliardë dollarë, me një rritje prej 96.7% krahasuar me një vit më parë. (Irma)







