
Foto nga VCG
Mjedisi ujor në rajonin autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore është përmirësuar, njoftoi të enjten autoriteti lokal i ekologjisë dhe mjedisit, citon “Xinhua”.
Falë forcimit të menaxhimit dhe mbikëqyrjes së shkarkimit të ujërave sipërfaqësore dhe ujërave të zeza, 94.5 për qind e seksioneve të ujërave sipërfaqësore të Xinjiang që vlerësohen patën cilësi të shkëlqyer në vitin 2021, një rritje prej 3 pikë përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar.
Të dhënat zyrtare treguan se nga 120 seksione të monitoruara të burimeve të centralizuara të ujit të pijshëm në qytete dhe qyteza, 114, ose 95 për qind, plotësonin standardet e kërkuara.
“Këtë vit, Xinjiang do të vazhdojë të mbrojë burimet e ujit të pijshëm, të forcojë menaxhimin e mjedisit ujor, të kryejë projekte pilot për përdorimin e ujit të rikuperuar dhe të konsolidojë arritjet në kontrollin e uëjrave të zeza”, -tha Tian Feng, zëvendësdrejtor i departamentit rajonal të ekologjisë dhe mjedisit. (Irma)







