
Foto nga VCG
Kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi të mërkurën një mesazh urimi Robert Golobit për zgjedhjen si kryeministër i Sllovenisë.
Li u shpreh në mesazh se, vitet e fundit, marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Sllovenisë kanë ruajtur prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat është thelluar pandërprerë, duke pasur rezultate pozitive. Në përballimin e epidemisë së COVID-19, Kina dhe Sllovenia kanë forcuar bashkëpunimin duke kanë nxitur më tej miqësinë dypalëshe.
"Me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e Sllovenisë, unë dëshiroj të punoj së bashku me kryeministrin Golob për të zhvilluar miqësinë tradicionale dypalëshe, për të forcuar ndërlidhjen e strategjive të zhvillimit dhe për të thelluar bashkëpunimin konkret në dobi të të dy vendeve e popujve," u shpreh kryeministri Li. (Fani/Artan)







