Foto: Dy anije të një flotiljeje fregatash të Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në një formacion të paracaktuar gjatë një stërvitjeje detare me zjarr të vërtetë, 19 prill, 2022(Foto: UÇP)<br><br>

Foto: Dy anije të një flotiljeje fregatash të Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në një formacion të paracaktuar gjatë një stërvitjeje detare me zjarr të vërtetë, 19 prill, 2022(Foto: UÇP)

Ditët e fundit, Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës kreu një patrullim të kombinuar me gatishmëri luftarake në ujërat dhe hapësirën ajrore rreth ishullit të Tajvanit të Kinës si një reagim i domosdoshëm ndaj komplotit ShBA-Tajvan, tha koloneli i lartë Shi Ye, zëdhënës i Komandës në një deklaratë të mërkurën.

“Ditët e fundit, ShBA-ja ka ndërmarrë veprime lidhur me çështjen e Tajvanit, duke bërë ndryshe nga ajo që thotë dhe duke shtuar mbështetjen për forcat pro ‘pavarësisë së Tajvanit’, gjë që e vë Tajvanin në një situatë të rrezikshme,” thuhet në deklaratë.

Tajvani është një pjesë e Kinës dhe trupat ushtarake kineze kanë forcuar vazhdimisht stërvitjen dhe kanë ngritur aftësinë e tyre në përmbushjen e detyrave, duke qenë të vendosura të shkatërrojnë çdo ndërhyrje e huaj dhe synimet e separatistëve për “pavarësinë e Tajvanit”, thekson deklarata.(Zhang Yan/Artan)