Një artikull i presidentit kinez Xi Jinping mbi modernizimin në bazë të bashkëjetesës harmonike ndërmjet njeriut dhe natyrës u botua të mërkurën në numrin e 11-të të këtij viti të revistës “Qiushi”, organ qendror i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Fshat në Rajonin autonom Guangxi-Zhuang(Foto:VCG)

Fshat në Rajonin autonom Guangxi-Zhuang(Foto:VCG)

Liqeni Perëndimor(Xihu) në qytetin Hangzhou(Foto:VCG)

Liqeni Perëndimor(Xihu) në qytetin Hangzhou(Foto:VCG)

Sipas artikullit, Kina do të mbetet e përkushtuar për të promovuar zhvillimin e gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni dhe do të bëjë më shumë përpjekje për të fituar betejën për parandalimin dhe kontrollin e ndotjeve.

Trajtimi i problemeve të tanishme ekologjike dhe mjedisore me të cilat përballen njerëzit e zakonshëm duhet të jetë përparësi, që ata të jetojnë në një mjedis të përmirësuar, shtohet në artikull.

Cilësia dhe qëndrueshmëria e ekosistemit duhet të përmirësohen, me qëllim që të rritet oferta e produkteve cilësore ekologjike dhe të zbuten ndikimet negative të ndryshimeve klimatike e të arrihet përshtatja me to.

Sipas artikullit, duhet të bëhen përpjekje edhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm global.

Qyteti Chengdu(Foto:VCG)

Qyteti Chengdu(Foto:VCG)

"Ne duhet të zbatojmë konceptin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët të njerëzimit, të marrim pjesë aktive në qeverisjen globale mjedisore, të forcojmë bashkëpunimin ndërkombëtar lidhur me ndryshimin e klimës, trajtimin e ndotjes detare, ruajtjen e biodiversitetit e çështje të tjera, dhe ta paraqesim Kinën si një vend të madh të përgjegjshëm," thuhet në artikull, duke shtuar se modernizimi i sistemit kombëtar të qeverisjes dhe kapacitetit qeverisës të Kinës duhet të bëhet gjithashtu në mjedisin e saj ekologjik.(Artan)