VCG

VCG

Ministria e Financave e Kinës publikoi një udhëzues të hënën, duke shfrytëzuar më tej rolin e politikave fiskale për të arritur objektivat e vendit për kulmin dhe neutralitetin e karbonit.

Deri në vitin 2030, një sistem fiskal dhe tatimor, që është i favorshëm për zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët, do të krijohet për të arritur objektivin e kulmit të emetimeve të karbonit, sipas udhëzimit të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, citon “Xinhua”.

Sipas udhëzuesit, sistemi i politikave fiskale për të mbështetur zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët do të jetë i plotë përpara vitit 2060, për të ndihmuar në realizimin e objektivit të neutralitetit të karbonit.

Ministria bën thirrje për ndërtimin e një sistemi energjetik të pastër, me karbon të ulët, të sigurt dhe efikas dhe mbështetjen e transformimit të gjelbër dhe me karbon të ulët të sektorëve kyç, si zhvillimi i automjeteve me energji të re dhe përmirësimi i pajisjeve të karikimit dhe shkëmbimit të baterive.

Në udhëzuesi nxitet zbatimi i politikave tatimore preferenciale në lidhje me kursimin e energjisë dhe përdorimin gjithëpërfshirës të burimeve, si dhe përmirësimi i politikave për prokurimin qeveritar të produkteve me karbon të ulët.