VCG

VCG

Këshilli i Shtetit i Kinës nxori një qarkore të martën, duke kërkuar zbatimin e një pakete masash të detajuara politike për të stabilizuar më tej ekonominë, përcjell “Xinhua”.

Paketa, e cila u njoftua në një takim ekzekutiv të Këshillit të Shtetit javën e kaluar, përfshin 33 masa që mbulojnë politikat fiskale dhe financiare, si dhe politikat për investimet, konsumin, sigurinë ushqimore dhe energjetike, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit, si dhe mbi jetesën e njerëzve.

Sipas qarkores, Kina do të rrisë masat për rimbursimet e kredisë së tatimit mbi vlerën e shtuar, do të shpejtojë shpenzimet fiskale dhe do të përshpejtojë emetimin e obligacioneve speciale të qeverisë vendore.

Për sa u përket politikave monetare dhe financiare, vendi do të reduktojë kostot reale të huamarrjes, do të rrisë efikasitetin e financimit nëpërmjet tregjeve të kapitalit dhe do të forcojë mbështetjen financiare për infrastrukturën dhe projektet e mëdha.

Në dokument thuhet se për sa i përket investimeve dhe konsumit, Kina do të nxisë investimet në infrastrukturën e transportit, do të promovojë zhvillimin e shëndetshëm të ekonomisë së platformës dhe do të stimulojë blerjet e makinave dhe pajisjeve shtëpiake.