foto nga VCG

foto nga VCG

Me lehtësimin e gjendjes së COVID-19 në Shangai, disa qendra tregtare të qytetit janë rihapur.

Një prej tyre është Qendra Financiare “Bund” në distriktin Huangpu të qytetit, përgjatë zonës së njohur “Bund”. Qendra tregtare u rihap më 23 maj dhe më shumë se 50 dyqane janë rikthyer në punë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Deri më tani, numri i dyqaneve që janë hapur në Qendrën Financiare “Bund”përbën vetëm rreth 25 për qind të numrit të përgjithshëm. Kryezyrtari ekzekuziv i kësaj qendre Zhao Dan, tha se ata po përgatiten për një rifillim të plotë të punës.

"Qendra tregtare do të zbatojë masa të rrepta për parandalimin e virusit dhe ne do të njoftojmë dyqanet tona. Shpresojmë se rreth 200 dyqane në qendrën tonë do të rifillojnë funksionimin fizik në fillim të qershorit," thotë Zhao.

foto nga VCG

foto nga VCG

Komisioni i Tregtisë së Shangait bëri të ditur që, duke filluar nga 1 qershori, do të lejohet hapja me prani fizike e të gjitha qendrave tregtare në qytet.