Foto: VCG

Foto: VCG

Një forum ligjor mbi ligjin e sigurisë kombëtare në Hong Kong u mbajt të shtunën në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), me të pranishmit që ndanë njohuritë e tyre mbi forcimin e aftësive të HKSAR në mbrojtjen e sigurisë kombëtare, njofton “Xinhua”.

E shtuna shënoi përvjetorin e dytë të vendimit të Asamblesë Kombëtare Popullore për krijimin dhe përmirësimin e sistemit ligjor dhe mekanizmave të zbatimit për HKSAR për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Carrie Lam, shefe ekzekutive e HKSAR, tha në fjalën e saj se me zbatimin e suksesshëm të ligjit të sigurisë kombëtare në Hong Kong, aktivitetet e paligjshme dhe kriminale që rrezikojnë sigurinë kombëtare janë ndëshkuar në mënyrë efektive dhe Hong Kongu ka arritur kalimin nga kaosi në zbatim të ligjit.

Wang Linggui, zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve të Këshillit të Shtetit në Hong Kong dhe Makao, tha se zbatimi i ligjit të sigurisë kombëtare në Hong Kong i dha fund situatës kaotike dhe e ktheu rendin lokal në normalitet.

Sipas tij, indeksi i shtetit ligjor të Hong Kongut vazhdon të renditet ndër më të lartat në botë dhe besimi i investitorëve në Hong Kong vazhdon të rritet.

Luo Yonggang, zëvendësdrejtor i Zyrës Ndërlidhëse të Qeverisë Popullore Qendrore në HKSAR, tha në fjalën e tij se ligji i sigurisë kombëtare në Hong Kong ka shërbyer si garanci për qeverisjen e mirë në HKSAR.

Nën temën "Trive with Security" dhe organizuar nga Departamenti i Drejtësisë i qeverisë HKSAR, forumi u ndoq nga më shumë se 2000 delegatë nga rreth 20 vende dhe rajone në internet dhe në vend për të diskutuar çështjet ligjore që lidhen me ligjin e sigurisë kombëtare në Hong Kongu.