Foto:VCG

Foto:VCG

Anija gjurmuese hapësinore e Kinës Yuanwang-3 nisi udhëtimin e saj të parë këtë vit nga një port në provincën Jiangsu të Kinës lindore, citon “Xinhua”. Ajo do të kryejë misionin e saj të 100-të detar gjatë këtij lundrimi, duke u bërë kështu e para e flotës kineze Yuanwang që arrin këtë shifër misionesh.

Yuanwang-3 është një anije gjurmuese hapësinore kineze e gjeneratës së dytë. Kryesisht ajo kryen matje detare dhe misione kontrolli dhe komunikimi për satelitët, anijet kozmike dhe stacionet hapësinore.

Ajo ka ndërmarrë më shumë se 90 detyra gjurmimi dhe monitorimi detar për anijet kozmike, duke përfshirë anijet kozmike Shenzhou, sondat hënore Chang'e dhe satelitët BeiDou. (Irma)