Foto:VCG

Foto:VCG

Një ekip kërkimor kinez ka gjetur një gjen të ri që mund të përmirësojë rezistencën e orizit ndaj thatësirës.

Në një studim të publikuar në “Plant Biotechnology Journal”, cituar nga “Xinhua”, thuhet se gjeni OsRINGzf1 mund të zvogëlojë humbjen e ujit të qelizave duke reduktuar kanalet e ujit në qeliza, duke përmirësuar kështu aftësinë e bimës së orizit për të mbajtur ujin në kushte thatësire.

Ekipi hulumtues krahasoi shumë bimë orizi të rritura në kushte thatësire me ato të rritura në kushte normale për të gjetur gjenin që rregullon rezistencën ndaj thatësirës, tha Liu Hongyan i Qendrës së Gjeneve Agrobiologjike të Shangait, një ndër autorët e hulumtimit.

Sipas autorit tjetër të hulumtimit, Chen Shoujun, në kushtet e thatësirës, orizi që e mbishprehte gjenin prodhoi mbi 10 për qind më shumë oriz sesa grupi i kontrollit, duke reduktuar kështu humbjen e rendimentit të shkaktuar nga thatësira. (Irma)