
Foto:VCG
Kina do t'i japë përparësi zhvillimit të logjistikës së zinxhirit të ftohtë për produktet bujqësore, si pjesë e përpjekjeve të saj për të siguruar furnizim më të mirë të tregut.
Në një qarkore të publikuar nga ministria e Financave dhe Tregtisë, cituar nga “Xinhua”, thuhet se vendi synon të përmirësojë infrastrukturën e zinxhirit të ftohtë për produktet bujqësore dhe të rrisë kapacitetin dhe efikasitetin e tij në drejtim të qarkullimit ndërrajonal gjatë dy viteve të ardhshme.
Dokumenti tregon se ministritë do të mbështesin forcimin e infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë në qendrat e shpërndarjes dhe zonat e shitjes, si dhe ngritjen e dhomave publike të ftohjes dhe kuzhinave të centralizuara.
Qarkorja thekson gjithashtu mbështetjen për bizneset e lidhura me zonat e shitjes me qëllim zgjerimin e qendrave të grumbullimit dhe shpërndarjes në zinxhirin e ftohtë, si dhe ato të shpërndarjes në temperatura të ulëta. Administratat në nivel provincial inkurajohen të përdorin subvencionet e marra nga qeveria qendrore për të mbështetur ofertën e tregut.
Qarkorja këshillon qeveritë vendore të mbështesin kompanitë e zinxhirit të ftohtë të prekur nga pandemia, të cilat kanë ndihmuar në sigurimin e furnizimit bazuar në situatën lokale. (Irma)







