
Foto nga VCG
Të enjten, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken mbajti një fjalim mbi politikën ndaj Kinës në Universitetin "George Washington", ku ai paraqiti politikën e re të ShBA-së ndaj Kinës që ka në thelb "investimet, aleancën, konkurrencën". Në krahasim me politikën e mëparshme me thelb "konkurrencën, ballafaqimin, bashkëpunimin", politika e re duket më e butë, por në fakt të dy politikat nuk kanë shumë dallime. Pala amerikane ndryshon vetëm mënyrat e pengimit të Kinës, por jo mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe synimin për hegjemonizëm.
Në fjalimin e tij, Antony Blinken propagandoi përsëri teorinë e "kërcënimit nga Kina", duke shpifur se Kina është "sfida më serioze afatgjatë ndaj rendit ndërkombëtar". Por, njëkohësisht, ai u shpreh se pala amerikane do të shmangë një "konflikt ose Luftë të Ftohtë të re" me Kinën. Kjo tregon se është dobësuar aftësia e palës amerikane për pengimin e Kinës.
Në fakt, Antony Blinken propagandoi teorinë e "Kërcënimit nga Kina" për të kërkuar më shumë vota për Partinë Demokratike në shërbim të zgjedhjeve afatmesme të ShBA-së që do të zhvillohen në nëntor.
Për qeverinë amerikane, tani duhet të zgjidhen së pari problemet brenda vendit, si për shembull incidentet e të shtënave me armë të ndodhura herë pas here, inflacioni i lartë etj. Synimi për zbutjen e krizave të brendshme nëpërmjet pengimit të Kinës do të dështojë patjetër. (Fani/Artan)







