Foto nga VCG

Në Shangai u mbyll një spital i përkohshëm për trajtimin e pacientëve me Covid-19, i ngritur gjatë rritjes së fundit të rasteve.

Institucioni spitalor, i cili u ngrit brenda Qendrës së Ekspozitës dhe Konventës Botërore të Shangait, ishte i pari i këtij lloji dhe u përdor gjatë shpërthimit në metropolin kinez, citon “Xinhua”.

Spitali i përkohshëm, me rreth 7300 shtretër, duke nisur prej 26 marsit priti rreth 25.000 persona, nga mosha 2-86 vjeç, të cilët morën trajtimin e nevojshëm.

Shumica e pacientëve kishin simptoma të lehta ose ishin bartës asimptomatikë të Covid.

Shangai raportoi në 24 orë 48 raste të konfirmuara të Covid-19 të transmetuara në nivel lokal dhe 290 pa simptoma lokale, siç njoftoi Komisioni Komunal i Shëndetësisë. (Irma)