Foto nga VCG

Kina nuk dëshiron të ndërtojë një bazë ushtarake në Ishujt Solomon, deklaroi ministri i Jashtëm Wang Yi, gjatë një deklarate të bërë në kryeqytetin Honiara të shtetit të vogël të Paqësorit Jugor, në lidhje me spekulimet mbi paktin dypalësh të sigurisë të nënshkruar në prill, citon “Xinhua”.

Sipas mediave australiane, Wang theksoi se gjithçka është hapur, me ndershmëri dhe integritet.

“Nuk i imponohet askujt dhe as nuk i drejtohet palëve të treta. Nuk ka asnjë qëllim për ngritjen e një baze ushtarake”, -saktësoi ai në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit me homologun e tij Jeremiah Manele. (Irma)