Foto nga VCG

Prodhuesi kryesor kinez i makinave me qendër në Shangai, “Saic Motor”, bëri të ditur se pret të regjistrojë shitje të forta jashtë shtetit për muajin maj. Sipas kompanisë, mbi 70 mijë automjete pritet të shiten jashtë vendit këtë muaj, një rritje prej mbi 60% krahasuar me një vit më parë, raporton “Xinhua”.

Një anije me mbi 3000 makina në bord, më shumë se 1000 të markës “Saic Motor”, u ankorua në skelën e Shangai Haitong. Anija e madhe do të arrijë në Australi pas 12-14 ditësh udhëtim detar.

“Makinat kineze janë shumë të njohura jashtë shtetit. Pavarësisht pandemisë, trafiku në Haitong Pier, një nga terminalet më të mëdhenj të eksportit të automobilave në Kinë, u rrit me 32% nga viti në vit nga janari në prill”, -tha Xi Jialin, drejtor ekzekutiv i departamentit të marketingut të “Shanghai Haitong International Automotive Terminal Co. Ltd”.

Për vitin 2022, “Saic Motor” synon të shesë 800.000 automjete jashtë vendit, me një rritje prej 15% krahasuar me një vit më parë. (Irma)