Foto nga VCG

Kina po përgatitet të japë subvencione tatimore për linjat ajrore kombëtare të goditura rëndë nga rikuperimi i Covid-19 dhe rritja e çmimeve të naftës, bëhet e ditur në një qarkore të publikuar bashkërisht nga Ministria e Financave dhe Administrata e Aviacionit Civil të Kinës, citon “Xinhua”.

Në dokumentin zyrtar saktësohet se nga data 21 maj deri më 20 korrik do të jepen subvencione me kusht që numri ditor i fluturimeve të pasagjerëve brenda vendit mos të kalojë mesataren prej 4500 në javë.

Këto ndihma synojnë të kompensojnë humbjet e linjave ajrore kombëtare, me një tavan maksimal prej 24.000 juanë (rreth 3595 dollarë) në orë.

Kina po përshpejton zbatimin e një pakete politikash në shkallë të gjerë, e cila pritet të rikthejë ekonominë e vendit në rrugën e duhur në kuadër të presioneve në rënie dhe menaxhimit të vështirësive me të cilat përballen subjektet e tregut. Sipas një mbledhjeje të fundit të Këshillit të Shtetit, vendi do të zbatojë 33 masa në gjashtë sektorë, kryesisht të një natyre fiskale dhe të tjera, për të stabilizuar performancën ekonomike. (Irma)