Foto/ CFP Pamje e portit të Nantong-ut në provincën Jiangsu të Kinës Lindore

Foto/ CFP Pamje e portit të Nantong-ut në provincën Jiangsu të Kinës Lindore

Kina detajoi masat për të stabilizuar zinxhirët industrialë dhe të furnizimit të ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme, ndërsa operacionet logjistike po përmirësohen gradualisht në mbarë vendin.

Sipas një udhëzimi të publikuar të enjten nga Këshilli i Shtetit i Kinës, do të përmirësohen shërbimet për ndërmarrjet kryesore të tregtisë së jashtme dhe do të forcohen masat për të siguruar një logjistikë të lirshme për mallrat e tregtisë së jashtme.

Sipas këtij udhëzimi, duhet të optimizohen ekspozitat në internet për t’i ndihmuar ndërmarrjet të rrisin vëllimin e transaksioneve të tregtisë së jashtme.

Edhe Ministria e Tregtisë e Kinës ka theksuar se duhet të sigurohet transporti i lirë i mallrave të tregtisë së jashtme në mbarë Kinën.

"Ne do t'i zgjidhim menjëherë problemet me të cilat përballen ndërmarrjet e tregtisë së jashtme dhe do t'i ndihmojmë ato që janë prekur nga pandemia të realizojnë rihapjen dhe prodhimin me kapacitet të plotë sa më shpejt të jetë e mundur," tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i kësaj ministrie Gao Feng.

Për të zbutur presionin nga logjistika ndërkombëtare, Kina do të forcojë komunikimin dhe bashkërendimin me vendet përgjatë rrugëve ndërkombëtare të trenave të mallrave, për të përmirësuar procedurat e zhdoganimit dhe efikasitetin operacional, dhe do të shfrytëzojë potencialin e transportit ajror të mallrave për të siguruar mbartjen e lirshme të pjesëve, pajisjeve dhe produkteve të rëndësishme, shtoi Gao Feng. (Fang Xiaoyu/Artan)