foto/VCG

foto/VCG

Kina nuk është vetëm mike e Kiribatit, por edhe mikja më e besueshme e të tëra vendeve në zhvillim, tha të premten këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi me Taneti Maamaun, president dhe ministër i Jashtëm i Kiribatit.

"Ne do të vazhdojmë të flasim për vendet në zhvillim në arenën ndërkombëtare e shumëpalëshe dhe do të mbrojmë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e ligjshme të vendeve në zhvillim, veçanërisht të vendeve të vogla dhe të mesme," u shpreh Wang.

Kiribati është ndalesa e dytë e turneut 10-ditor të kryediplomatit kinez, pas Ishujve Solomon.

Takimi u zhvillua në rezidencën presidenciale të Maamaut. Wang tha se presidenti Maamau e sheh Kinën si një vend mik të vërtetë. "Ne kemi qenë miq që kur Kiribati vendosi të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Kinën," shtoi Wang.

Kina dhe Kiribati i rivendosën marrëdhëniet diplomatike në shtator 2019 pas vendimit të Kiribatit për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me rajonin e Tajvanit.

Foto/ Xinhua: Furnizimet antiepidemike të ofruara nga Kina mbërrijnë në Tarawa të Kiribatit

Foto/ Xinhua: Furnizimet antiepidemike të ofruara nga Kina mbërrijnë në Tarawa të Kiribatit

Maamau ritheksoi qe Kiribati ndjek parimin e “Një Kine” dhe e falënderoi Kinën për mbështetjen dhe ndihmën në kontrollin e epidemisë, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e infrastrukturës së vendit të tij. Ai tha se Kiribati është i përkushtuar për t’i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një lartësi të re, për të sjellë më shumë përfitime për popullin e tij.

Wang përshëndeti zhvillimin e shpejtë të lidhjeve dypalëshe që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike, duke vënë në dukje se bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka sjellë përfitime konkrete për popullin e Kiribatit.

Kina dhe Kiribati e besojnë dhe e mbështesin njëra-tjetrën dhe kanë dhënë një shembull të trajtimit të barabartë midis vendeve të mëdha dhe të vogla, tha ai.

Sipas Wang-ut, ShBA-ja dhe partnerët e saj synojnë të pengojnë zhvillimin e Kinës, sepse nuk duan të shohin suksesin e forcave joperëndimore dhe rritjen e solidaritetit dhe bashkëpunimit të vendeve në zhvillim.

Megjithatë, zhvillimi dhe rigjallërimi i Kinës dhe vendeve të tjera në zhvillim është i pashmangshëm, theksoi ai, duke shtuar se “këto janë gjithashtu të drejtat dhe interesat tona të ligjshme”.

Wang u takua gjithashtu me zëvendëspresidentin e Kiribatit Teuea Toatu të premten.