Foto nga VCG
Kina ka ndërmarrë masa të detajuara për të përdorur infrastrukturën dhe asetet e tjera ekzistuese në mënyrën më të mirë të mundshme, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur investimet efektive dhe për të reduktuar rreziqet e borxhit të qeverisë, thuhet në një udhëzim të publikuar të mërkurën nga Këshilli i Shtetit, citon “Xinhua”.
Sipas draftit, do të promovohet zhvillimi i shëndetshëm i trusteve të investimeve në pasuri të paluajtshme në infrastrukturë (REITs) dhe do të krijohet një treg REIT infrastrukturor me shumë nivele. Në udhëzim thuhet gjithashtu se do të inkurajohet mobilizimi i aseteve ekzistuese përmes projekteve të partneritetit publik-privat.
Dokumenti vuri në dukje gjithashtu se do të bëhen përpjekje për të nxitur transformimin e aseteve boshe, duke zhvilluar funksione të reja si kujdesi për të moshuarit dhe fëmijët, turizmi i kohës së lirë dhe shërbimet komunitare.
Në udhëzues thuhet se stimujt e politikave do të ndihmojnë që fondet e mbledhura nga mobilizimi i aseteve ekzistuese të fokusohen në projekte kyçe si qendrat e integruara të transportit dhe logjistikës, bazat e mëdha të energjisë së pastër dhe infrastruktura e mbrojtjes së mjedisit. (Irma)