Foto nga VCG

Kina shprehu keqardhjen dhe pikëllimin për viktimat e shkaktuara nga sulmi i armatosur në një shkollë fillore në Teksas të SHBA-së dhe shprehu ngushëllime për viktimat, të plagosurit dhe familjarët e tyre, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, gjatë një konference shtypi, duke i kërkuar palës amerikane që të mbrojë në mënyrë efektive të drejtat e njeriut për banorët e saj, citon “Xinhua”.

“E drejta për jetë është e drejta më e madhe e njeriut dhe diskriminimi racial është padrejtësia më e keqe”, tha Wang, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara janë vendi me dhunën më të keqe me armë dhe diskriminimin racor dhe deficitin më të keq të të drejtave të njeriut. Sipas Wang, SHBA nuk është parë të bëjë asgjë thelbësore për të adresuar këto probleme në dekadat e fundit.

Zëdhënësi theksoi më tej se qeveria amerikane është indiferente ndaj shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut të popullit amerikan, por është e prirur për sulme dhe ndërhyrje të paarsyeshme kundër vendeve të tjera nën maskën e të drejtave të njeriut. “Ne i nxisim Shtetet e Bashkuara të marrin seriozisht të drejtat e njeriut të popullit amerikan dhe të paraqesin një raport amerikan të të drejtave të njeriut në botë sa më shpejt të jetë e mundur”, -tha Wang.

Një 18-vjeçar i armatosur vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në një shkollë fillore të Teksasit në Amerikën jugore të martën. (Irma)