Foto nga VCG

Më shumë se 180.000 persona me aftësi të kufizuara kanë gjetur punë të qëndrueshme në pesë vitet e fundit në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës, sipas federatës rajonale për personat me aftësi të kufizuara, përcjell “China Daily”.

Nga rajoni janë marrë masa konkrete për nxitjen e punësimit në këtë kategori. Ndërkohë, sistemet përkatëse të politikave janë përmirësuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e punëtorëve me aftësi të kufizuara.

Forma të shumta punësimi inkurajohen për të ndihmuar në rritjen e punësimit fleksibël dhe rritjen e të ardhurave personale. Një sistem trajnimi për aftësitë profesionale është krijuar për të ofruar udhëzime dhe mbështetje për punëkërkuesit me aftësi të kufizuara gjatë dy viteve të fundit.

Partia dhe institucionet qeveritare në rajon kanë luajtur një rol të spikatur. Vitin e kaluar, organet qeveritare të nivelit rajonal, institucionet publike dhe ndërmarrjet shtetërore në Xinjiang rekrutuan 12 punonjës me aftësi të kufizuara dhe ofruan pozicione të përkohshme për 52 të tjerë.

Cai Hongyan, drejtor i Qendrës së Shërbimit të Punësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara në Xinjiang, tha se do të bëhen përmirësime të mëtejshme për të eksploruar forma të reja punësimi për këtë kategori personash dhe për të ofruar shërbime më të mira punësimi për grupet e synuara. (Irma)