Foto:VCG

Foto:VCG

Pak kohë më parë u zhvillua në Tokio samiti i liderëve të ShBA-së, Japonisë, Indisë dhe Australisë, në kuadër të mekanizmit katërpalësh të njohur si QUAD. Këtë samit e drejtoi kryeministri japonez Fumio Kishida. Edhe pse në deklaratën e përbashkët të publikuar pas samitit nuk është përmendur drejtpërdrejt Kina, njoftimet nga mediat japoneze kanë treguar qartë qëndrimin e QUAD-it. Fjalët negative dhe veprimet e gabuara lidhur me Kinën në bisedimet mes udhëheqësve të ShBA-së e Japonisë dhe deklaratën e përbashkët amerikano-japoneze tregojnë që disa politikanë japonezë po provokojnë konfrontime, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Opinioni publik ka vënë re që për 10 vjet me radhë, Japonia ka shtuar buxhetin e mbrojtjes kombëtare dhe kërkon pandërprerë pretekst për ekspansionin e vet ushtarak. Kohët e fundit, në Japoni janë dëgjuar zëra të rrezikshme kundër “tre parimeve jobërthamore”, duke bërë përpjekje për të amenduar kushtetutën paqësore. Të gjitha këto tregojnë që forcat e djathta në Japoni po bashkëpunojnë aktivisht me Strategjinë e Indo-Paqësorit të SHBA-së, me qëllim që ta çlirojnë Japoninë nga pengesat e sistemit të pas Luftës së 2-të Botërore dhe t’i japin të drejtën e nisjes së luftës, duke realizuar restaurimin e militarizimit.

Po atë ditë kur u mbajt samiti i QUAD-it, po në Tokio qytetarët japonezë zhvilluan miting, duke shprehur kundërshtim ndaj provokimeve për krijimin e kundërvënieve dhe “qarqeve të vogla” që përjashtojnë të tjerët. Organizatorët e mitingut thanë që qytetarët japonezë nuk do të tolerojnë kurrë qeveritë e Japonisë dhe ShBA-së të ecin më tej në rrugën e dëmtimit të paqes e stabilitetit të rajonit.

Paqja dhe zhvillimi në rajonin e Azi-Paqësorit janë arritur me vështirësi. Vullneti dhe vendosmëria e Kinës për sovranitetin kombëtar janë si gurë të palëvizshëm. Ata ushtarakë dhe politikanë japonezë që synojnë krijimin e konflikteve duhet të kthejnë rrugë sa më parë, përndryshe do ta çojnë Japoninë sërish në një hendek të thellë, mbyllet komenti i Grupit Mediatik të Kinës.